Izraelitët publikojnë pamjet e aksionit ushtarak tokësorë në Gazë

Azia

Izraelitët publikojnë pamjet e aksionit ushtarak tokësorë në Gazë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:06
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë publikuar pamjet, me të cilat pretendojnë se shfaqin operacionin tokësor në Gazë.

Pamjet janë publikuar sot në mëngjes në kanalet zyrtare të ushtrisë izraelite në mediat sociale.

Në kumtesë thuhet se forcat izraelite në 24 orët e fundit, kanë goditur mbi 300 objekte që kanë lidhje me Hamasin.

Sipas tyre janë goditur lansuesit e raketave anti-tank, dhe objektet ushtarake brenda tuneleve nëntokësore.

Në videon e publikuar më poshtë, shihen këmbësoria izraelite duke lëvizur drejt pozicioneve ku dyshohet se fshiheshin militantët e Hamasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat