Nisin protestat në Hebron kundër sulmit vdekjeprurës izraelit në Jabalia

Azia

Nisin protestat në Hebron kundër sulmit vdekjeprurës izraelit në Jabalia

Nga: A.SH Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:50
Protesta

Qindra palestinezë dolën në rrugët e Hebronit për të protestuar kundër sulmit vdekjeprurës izraelit në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, përcjell Bota sot.

Duke mbajtur flamujt e fraksioneve palestineze Hamas dhe Fatah, demonstruesit brohoritën kundër krimeve izraelite dhe kërkuan që Autoriteti Palestinez të ndalojë koordinimin e sigurisë me Izraelin.

Të tjerë mbanin postera të palestinezëve të vrarë dhe të plagosur në Rripin e Gazës.

Partitë politike kanë shpallur një grevë komerciale në Hebron të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat