Katari paralajmëron Izraelin: Sulmet minojnë ndërmjetësimin tonë

Azia

Katari paralajmëron Izraelin: Sulmet minojnë ndërmjetësimin tonë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:30
Gaza

Katari ka dënuar sulmet e Izraelit në kampin Jabaliya në Gazën veriore ndërsa ka paralajmëruar se sulmet e zgjeruara në Rrip do të “minojnë ndërmjetësimin dhe përpjekjet për de-përshkallëzimin e luftës”.

Ministria e Jashtme e Katarit e përshkruan sulmin në kampin Jabaliya si një “masakër të re kundër popullit të pambrojtur palestinez”, duke paralajmëruar kundër zgjerimit të sulmeve izraelite në Rripin e Gazës që përfshijnë objektivat civilë, sipas Agjencisë zyrtare të Katarit të Lajmeve.

Izraeli thotë se goditi një qendër kontrolli nëntokësore të Hamasit dhe vrau një udhëheqës të lartë të terrorizmit dhe dhjetëra persona të armatosur, duke shtuar se shpërthimi i tunelit çoi në shembjen e disa ndërtesave aty pranë.

Katari ka ndërmjetësuar një marrëveshje të mundshme për lirimin e më shumë se 240 pengjeve të mbajtura në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat