​OKB kërkon urgjentisht të sigurohen 1.2 miliard dollarë për Gazën

Azia

​OKB kërkon urgjentisht të sigurohen 1.2 miliard dollarë për Gazën

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Kombet e Bashkuara apeluan sot për sigurimin e menjëhershëm të 1.2 miliard dollarëve ndihmë për rreth 2.7 milionë njerëz në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.

“Nevojat e 2,7 milionë njerëzve, që është e gjithë popullsia e Gazës dhe 500,000 njerëz në Bregun Perëndimor të pushtuar, do të jenë rreth 1.2 miliard dollarë”, tha Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA).

"Në apelin fillestar të 12 tetorit, 294 milionë dollarë u kërkuan për të ndihmuar pothuajse 1.3 milion njerëz.

Situata është bërë edhe më e vështirë që atëherë," shtohet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat