Hoqi antiplumbin dhe helmetën gjersa fliste për kolegun e ndjerë, gazetari palestinez: Ato nuk po na mbrojnë nga sulmet izraelite

Azia

Hoqi antiplumbin dhe helmetën gjersa fliste për kolegun e ndjerë, gazetari palestinez: Ato nuk po na mbrojnë nga sulmet izraelite

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 23:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Një gazetar palestinez shpërtheu në lot në transmetimin e drejtpërdrejtë, pasi kolegu i tij, Mohammed Abu Hattab, u vra nga një sulm ajror izraelit.

Gazetari hoqi helmetën dhe jelekun antiplumb duke thënë se ato nuk i mbrojnë pasi që izraelitët nuk po i kursejnë as gazetarët.

Hattab që punonte për kanalin televiziv të Autoritetit Palestinez u vra të enjten së bashku me dhjetë anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit që synoi shtëpinë e tij në Khan Younis, në jug të Rripit të Gazës.

“Korrespondenti dhe kolegu ynë Muhamed Abu Hatab dhe anëtarët e familjes së tij u martirizuan në një sulm ajror izraelit që synoi shtëpinë e tij në Khan Yunis”, njoftoi Palestine TV.

Sipas agjencisë zyrtare palestineze të lajmeve WAFA, Abu Hatab po mbulonte zhvillimet nga Spitali Mjekësor Nasser në Khan Yunis.

Të paktën 27 gazetarë janë vrarë në luftën e Izraelit në Gaza që nga 7 tetori, sipas Sindikatës së Gazetarëve Palestinez.

Gati 10,600 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 9,061 palestinezë dhe më shumë se 1,538 izraelitë.

Përveç numrit të madh të viktimave dhe zhvendosjeve, furnizimet bazë po mbarojnë për 2.3 milionë banorët e Gazës për shkak të rrethimit izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat