Udhëheqësi i Iranit: Izraeli po bëhet i pafuqishëm dhe i hutuar mes luftës me Hamasin

Azia

Udhëheqësi i Iranit: Izraeli po bëhet i pafuqishëm dhe i hutuar mes luftës me Hamasin

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 06:12
Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Sejjid Ali Khamenei

Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Sejjid Ali Khamenei deklaroi se regjimi sionist po bëhet “i pafuqishëm dhe konfuz” ndërsa vazhdon ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës.

Në një postim në X, dikur në Twitter, Ayatolah Khamenei tha gjithashtu se regjimi izraelit po “gënjente” popullin e tij kur shprehu shqetësimin për pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gaza ndërsa bombardonte zonat ku ata mund të mbaheshin.

“Pa mbështetjen amerikane” Izraeli “do të hesht brenda disa ditësh”, shtoi ai.

Vërejtjet e tij vijnë disa ditë pasi presidenti i Iranit Ebrahim Raisi tha se Izraeli kishte “kaluar vijat e kuqe” në Gaza, të cilat “mund të detyrojnë të gjithë të ndërmarrin veprime”.

Të mërkurën, Ayatollah Khamenei u bëri thirrje vendeve me shumicë myslimane të ndalojnë bashkëpunimin ekonomik me Izraelin, duke përfshirë eksportin e naftës dhe ushqimit në Tel Aviv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat