Të paktën 15 të vrarë pas sulmit izraelit në afërsi të një spitali në Gaza

Azia

Të paktën 15 të vrarë pas sulmit izraelit në afërsi të një spitali në Gaza

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 08:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Të paktën 15 persona u vranë në sulmin në spital, tha ministria e shëndetësisë e Gazës.

Ministria e shëndetësisë e Gazës e drejtuar nga Hamasi ka lëshuar një deklaratë mbi sulmin në spitalin më të madh të enklavës, al Shifa.

Të paktën 15 njerëz u vranë dhe 60 u plagosën kur Izraeli goditi një ambulancë që ishte pjesë e një autokolone jashtë spitalit, tha ministria e shëndetësisë.

Izraeli ka konfirmuar se goditi ambulancën, por se ajo ishte “identifikuar nga forcat se po përdorej nga një celulë terroriste e Hamasit”.

IDF tha se “një numër” i luftëtarëve të Hamasit u vranë në sulm, por nuk dhanë dëshmi rreth kësaj, raporton skynews.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë kundër palestinezëve pas sulmit të papritur të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat