Palestinezi që humbi 21 anëtarë të familjes: Kurrë nuk do t’ia dëshiroja armikut dhimbjen nëpër të cilën po kaloj unë

Azia

Palestinezi që humbi 21 anëtarë të familjes: Kurrë nuk do t’ia dëshiroja armikut dhimbjen nëpër të cilën po kaloj unë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 10:45
Palestinezi

Një burrë që humbi 21 anëtarë të familjes në një sulm ajror izraelit tha se nuk do të dëshironte ta shihte armikun në pozitën që ai është pas humbjes së pothuajse të gjithë anëtarët e familjes.

Ahmed Alnaouq, bashkëthemelues i “We Are Not Numbers”, organizatë jofitimprurëse palestinez në Gaza, tha se tre nga motrat e tij, dy nga vëllezërit e tij dhe 14 nga mbesat dhe nipërit e tij vdiqën kur shtëpia e tyre u godit.

“I duhet vetëm një personi për të përjetuar atë që kam përjetuar, për të kuptuar se si ndihem në të vërtetë”, tha ai për Sky News.

“E kam thënë dhe do ta them sërish, se atë që po ndjej, nuk ia dëshirojë armikun tim më të keq”, pohoi ai.

Alnaouq tha se ishte ora 4 e mëngjesit kur u zgjua nën ankthe, duke besuar se diçka mund të kishte ndodhur.

“Kam kontrolluar telefonin tim dhe e mora lajmin nga një nga miqtë e mi. Ata më thanë se Izraeli bombardoi shtëpinë time dhe se të gjithë ishin vrarë”, deklaroi Alnaouq.

Ai tha se ka ende kontakte me një nga mbesat e tij në Gaza, e cila i tha se nuk kishte mundur të hante as pinte për më shumë se një javë.

“Kjo ishte thirrja më e dhimbshme që kam pasur ndonjëherë në jetën time. Më thanë se janë të frikësuar, janë të vetmuar, janë të uritur, kanë etje. Situata që po përjetojmë në Gaza është një situatë katastrofike. Një katastrofë”, përfundoi palestinezi.

Ndryshe, autoritetet palestineze kanë njoftuar se deri më tani kanë vdekur mbi 10 mijë persona në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat