Blinken për punën e agjencisë së OKB-së në Gaza: Një litar shpëtimi

Azia

Blinken për punën e agjencisë së OKB-së në Gaza: Një litar shpëtimi

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 13:16
Antony Blinken

Antony Blinken Sekretari amerikan i Shtetit ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e punonjësve të ndihmës së OKB-së në Gaza, të cilët janë vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin.

Në një konferencë për media në kryeqytetin jordanez të Amanit, Blinken vlerësoi punën e jashtëzakonshme të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), të cilën ai e quajti “një litar shpëtimi në Gaza”.

Agjencia thotë se po strehon rreth 700,000 njerëz në shkollat dhe objektet e tjera të mbipopulluara në Gaza dhe se 72 veta nga stafi i saj janë vrarë që nga 7 tetori.

Blinken shprehu admirim për guximin e punëtorëve të OKB-së, përpara një takimi me komisionerin e përgjithshëm të UNRWA, Phillipe Lazzarini dhe një videotelefonate me stafin e tij me bazë në Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat