​Sulmet ajrore izraelite plagosën 21 persona në Gaza

Azia

​Sulmet ajrore izraelite plagosën 21 persona në Gaza

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Sulmet ajrore izraelite kanë dëmtuar një ndërtesë përballë hyrjes së urgjencës të spitalit Al-Quds në qytetin e Gazës, duke plagosur 21 persona, tha të shtunën Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze (PRCS) në një postim në rrjetet sociale.

"Kjo ka rezultuar në dëme të konsiderueshme dhe plagosjen e 21 personave të zhvendosur", tha grupi i ndihmës.

Në një video të publikuar nga PRCS shihen njerëzit teksa ikin nga pluhuri dhe mbeturinat në hyrje të spitalit, ndërsa disa vrapojnë nga matanë rrugës për të shmangur mbeturinat.

Një tjetër video tregon njerëz që nxitojnë drejt ndërtesës së dëmtuar.

CNN ka kontaktuar me Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) për komente në lidhje me sulmet ajrore të raportuara.

IDF u ka bërë vazhdimisht thirrje civilëve që të evakuojnë qytetin e Gazës dhe Gazën veriore dhe të lëvizin drejt jugut, pasi ajo intensifikon sulmet e saj në zonë. IDF ka pohuar shpesh se infrastruktura civile, duke përfshirë komplekset spitalore, po përdoret nga Hamasi.

Spitali Al-Quds ndodhet në veri të Wadi Gazës, linjës që Izraeli u ka bërë thirrje njerëzve në Gaza të ikin në jug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat