Shkuan në kufi, por refuzuan t’ua hapnin portën, asnjë shtetas i huaj nuk u largua sot nga Gaza

Azia

Shkuan në kufi, por refuzuan t’ua hapnin portën, asnjë shtetas i huaj nuk u largua sot nga Gaza

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 17:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Këtë të shtunë nuk ka pasur asnjë shtetas të huaj që është larguar nga Gaza.

Në raportimet e bëra nuk u konstatua asnjë person me pasaportë të huaj ose të lënduar, që ka hyrë në territoret e Egjiptit.

BBC shkruan se qindra persona të huaj kanë mbërritur në kufi, por porta nuk është hapur sot.

Sipas tyre autoritetet e kalimit në anën palestineze, kanë deklaruar se nuk lejohet lëvizja e personave me pasaporta të huaja derisa të arrihet një marrëveshje për sigurinë e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat