​SHBA i kërkon Izraelit të marrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët

Azia

​SHBA i kërkon Izraelit të marrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

SHBA tha të shtunën se pret që Izraeli të marrë “masa paraprake të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve”, duke përfshirë respektimin e vendeve të mbrojtura si spitalet dhe shkollat, dhe vendet e adhurimit.

“Ne presim që Izraeli të veprojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar, duke përfshirë nevojën për të marrë masa paraprake të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit në përgjigje të pyetjes së Anadolu-s mbi sulmet ajrore izraelite që godasin hyrjen e spitalit Al-Shifa dhe zonat përreth spitalit al-Quds dhe Spitalit Indonezian të premten.

“Kjo përfshin respektimin për vendet e mbrojtura si spitalet dhe shkollat, dhe vendet e adhurimit,” tha zëdhënësi.

“Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të marrë të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur civilët,” shtoi ai.

Ushtria izraelite të premten shënjestroi portën kryesore të spitalit Al-Shifa në qytetin e Gazës, sipas një korrespondenti të Anadolu në vendngjarje.

 

Ushtria izraelite tha se goditi ambulancat, disa metra larg spitalit Al-Shifa, duke pretenduar se ishte përdorur nga Hamasi. Hamasi i mohoi pretendimet.

Të paktën 13 persona u vranë dhe 26 të tjerë u plagosën si rezultat i bombardimeve izraelite që synonin autoambulancat përpara spitalit Al-Shifa, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza.

Sulmet mbi ose pranë spitaleve iu bashkuan një numri sulmesh të ushtrisë izraelite në javët e fundit duke dëmtuar ose shkatërruar ndërtesa civile të cilat kanë shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

Këtë javë ushtria izraelite zgjeroi sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga një ofensivë e befasishme e Hamasit më 7 tetor.

Gati 11.000 njerëz janë vrarë në konflikt, duke përfshirë 9,488 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat