Banorët e Gazës tremben për sigurinë e tyre edhe në korridorin e shpallur të evakuimit

Azia

Banorët e Gazës tremben për sigurinë e tyre edhe në korridorin e shpallur të evakuimit

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Banorë të Gazës që udhëtonin drejt zonës Salah Al-din për të marrë të afërmit apo sende personale në zhvendosjen drejt jugut, thonin sot se kishin parë trupa njerëzish dhe automjete të shkatërruara në rruge prandaj ishin kthyer prapa.

Rrjeti AFP shkruan se më herët një zëdhënës i ushtrisë izraelite kishte njoftuar në gjuhën arabe se rruga do të ishte e hapur nga ora 1 deri në 4 pasdite për evakuimet.

Më pas ushtria tha se gjatë orarit të hapjes “ishin sulmuar nga militantë të Hamas”.

Izraeli vijon luftën kundër Hamas ndersa bombardimet e tyre pa diskriminim në qytetin e Gazës kanë vrare më shumë se 9000 njerëz, sipas zyrtarëve atje.

Sekretari amerikani shtetit Antony Blinken ishte sot në rajon ku shprehu mbështetjen e SHBA për “pauza humanitare”, ndërsa përballet me zemërim në rritje nga ministrat e vendeve arabe.

Në konferencën e tij të shtypit në Amman të Jordanisë fqinje ai përmendi kursimin e jetës së civilëve dhe kalimin e shpejtë të ndihmës.

Ndërsa ministri i jashtëm jordan Ayman Safadi bëri thirrje që të dy palët të punojnë për të ndaluar “një katastrofë që do të mbahet mend si makth për gjenerata të tëra”.

Ndërkohë ushtria izraelite ka sulmuar sot në Gaza nga toka, ndërsa avionët izraelitë goditën një karvan ambulancash, dhe më pas një shkollë të kthyer në strehë të larguarish, duke vrarë dhjetra civilë palestinezë.

Forcat izraelite kanë rrethuar qytetin e Gaza në përpjekje për të eliminuar militantët e Hamas që kryen sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Sot ushtria tha se ishte goditur disa herë gjatë operacionit të tyre, nga militantët e Hamas që sipas tyre fshihen në tunele nën Gaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat