Konflikti Izrael-Hamas/ Ministri i Jashtëm i Jordanisë: Konflikti do të na shtyjë në humnerën e urrejtjes

Azia

Konflikti Izrael-Hamas/ Ministri i Jashtëm i Jordanisë: Konflikti do të na shtyjë në humnerën e urrejtjes

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:39
Ayman Safadi

Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi, bëri thirrje që të gjitha palët të punojnë së bashku për të “ndaluar një katastrofë që do të ndjekë rajonin për breza”.

Unë mendoj se duhet t’i kujtojmë njëri-tjetrit humanizmin tonë. Mendoj se duhet të pranojmë se vrasja e më shumë njerëzve nuk do t’i kthejë ata që janë të humbur nga të dyja anët, aq tragjike sa është humbja. Mendoj se ne të gjithë duhet të theksojmë se gjithçka që mund të bëjmë për të shpëtuar një jetë më shumë është e domosdoshme për të gjithë ne”, tha ai gjatë konferencës së përbashkët Antony Blinken dhe ministrin e jashtëm egjiptian, menjëherë pas diskutimeve për konfliktin Izrael-Hamas.

Si qenie njerëzore, ne thjesht nuk mund të pranojmë të shohim gjithë atë vrasje të shpalosur, të shohim gjithë atë zvogëlim të jetës… Si mund t’i justifikojmë dikujt që vrasim 9,000 njerëz, vrasim 3,700 fëmijë, shkatërrojmë 150,000 shtëpi, shkatërrojmë spitale, si mund të justifikojmë se kjo është vetëmbrojtje?”, shtoi më tej Ministri i Jashtëm i Jordanisë.

Safadi paralajmëroi se lufta “do t’i shtyjë të gjithë përsëri në humnerën e urrejtjes dhe dehumanizimit, që do ta bëjë vrasjen edhe më të pranueshme.

“Kjo duhet të ndalet”, përmbylli ai deklaratën për situatën aktuale në Rripin e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat