Hamasi: Gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës u vranë 5 ushtarë izraelitë

Azia

Hamasi: Gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës u vranë 5 ushtarë izraelitë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 21:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftuan se 5 ushtarë izraelitë u vranë gjatë përleshjeve në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Në një deklaratë të postuar nga llogaria Telegram e Brigadave Kassam thuhet se përleshje të ashpra janë zhvilluar midis anëtarëve të rezistencës të lidhur me Brigadat Kassam dhe ushtarëve izraelitë të cilit ishin të vendosur në një ndërtesë në veriperëndim të qytetit të Gazës.

Më tej thuhet se në përleshje janë vrarë 5 ushtarë izraelitë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Ndërkohë në deklaratë nuk janë dhënë informacione të detajuara lidhur me çështjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat