​Shpërthimi në kampin e refugjatëve “në Gaza, vret dhjetëra dhe plagos shumë të tjerë

Azia

​Shpërthimi në kampin e refugjatëve “në Gaza, vret dhjetëra dhe plagos shumë të tjerë

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 10:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dhjetëra u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një shpërthim në kampin e refugjatëve “Al-Maghazi”, në Rripin qendror të Gazës, të shtunën vonë në mbrëmje, sipas një zyrtari në një spital aty pranë.

Dr. Khalil Al-Daqran, kreu i infermierisë në Spitalin e Martirëve Al-Aksa në Deir Al-Balah tha për CNN se kishte parë të paktën 33 trupa nga ajo që ai pretendonte se ishte një sulm ajror izraelit.

“Një nga shtëpitë në kamp u godit. Kjo shtëpi ishte e mbushur me banorë. Banorët e saj u bombarduan ndërsa ishin të sigurt në shtëpitë e tyre,” tha Dr. Al-Daqran.

Ushtria izraelite nuk kishte një koment të menjëhershëm nëse kishte në shënjestër zonën.

Dr. Al-Daqran tha se shumë nga viktimat ishin gra dhe fëmijë dhe se numri i të vdekurve do të rritet pasi më shumë trupa po silleshin në spital.

Banori i kampit Al-Maghazi, Jamal Al Aloul tha se ai ishte duke fjetur i qetë kur papritmas "e gjithë ndërtesa ra mbi ne". Ai tha se dy fëmijët e tij u vranë nga shembja.

Dr. Al-Daqran tha se spitali nuk ishte i pajisur për të pranuar numrin e madh të pacientëve që vinin nga vendi i ngjarjes dhe tha se mungesa e karburantit dhe furnizimeve e bëri të pamundur trajtimin adekuat të të plagosurve.

“Numri i njerëzve brenda spitalit që kanë nevojë për trajtim është më shumë se dyfishi i numrit të shtretërve në spital,” tha ai për CNN.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat