LIVE: Libani gjuan me raketa izraelitët – Hamasi thotë se ka shkatërruar dy tanke izraelite – publikojnë pamjet e sulmit!

Azia

LIVE: Libani gjuan me raketa izraelitët – Hamasi thotë se ka shkatërruar dy tanke izraelite – publikojnë pamjet e sulmit!

Nga: Bota sot Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 06:18 Përditësuar në ora: 06:16 më 06.11.2023
Lufta Izrael - Palestinë

Sulme intensive pas tensioneve me Libanin, raketat izraelite “ndriçojnë” qiellin mbi Gaza

Gaza u trondit mbrëmjen e sotme nga një seri shpërthimesh të mëdha, ndërsa rrjetet e komunikimit u ndërprenë totalisht, pasi dhuna u përshkallëzua edhe në kufirin verior të Izraelit me Libanin.

Sulmet në Gaza erdhën pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) njoftuan se trupat izraelite po planifikonin të hynin në qytetin e Gazës brenda 48 orëve të ardhshme, sipas mediave izraelite.

Gazetarët brenda Gazës përshkruan sulmet e fundit të Izraelit si “intensive”.

Raportimet nga Gaza thanë se sulmet e mbrëmjes së sotme erdhën nga ajri, deti dhe toka, duke përfshirë nga veriu i brezit ku trupat izraelite tani kanë mbërritur.

“Do të lëshonin dronë kamikazë”, Irani arreston tre agjentë të Mossad-it në kufi me Afganistanin

Tre agjentë të dyshuar të shërbimit të Mossad të Izraelit janë arrestuar në kufirin iraniano-afgan, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryejnë sulme me dronë, njoftoi të dielën agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA.

Sipas tyre, tre shtetas iranianë të identifikuar si “agjentë të Mosadit” u kapën në zonat malore midis dy vendeve si rezultat i një operacioni të përbashkët nga Ministria iraniane e Inteligjencës dhe talebanëve.

Të arrestuarit thuhet se po planifikonin të lëshonin dron kamikazë nga kufiri afgan kundër objektivave në Iranin lindor. Ata pritet të transferohen në Iran për t’u marrë në pyetje.

Arrestimi i tyre vjen një javë pasi presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se Izraeli kishte “kaluar vijat e kuqe”, duke iu referuar situatës në Gaza, ku Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) po vijojnë operacionet tokësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat