Ndotja në New Delhi, dhjetë herë më shumë se kufiri i pranueshëm – nuk ka mësim në shkolla apo lojëra jashtë shtëpive për fëmijët

Azia

Ndotja në New Delhi, dhjetë herë më shumë se kufiri i pranueshëm – nuk ka mësim në shkolla apo lojëra jashtë shtëpive për fëmijët

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

“Mami, a mund të luaj edhe pak më gjatë?”.

Ky është refreni me të cilin nëna e gjashtëvjeçarit Vanraj, Pakhi Khanna, po përgatitet të përballet me të ditët e ardhshme në kryeqytetin indian, New Delhi. 38-vjeçarja ka shkurtuar kohën e djalit të saj për të lozur jashtë, nga 2 orë në 30 minuta.

Kjo për faktin se, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, që nga java e kaluar, për të e shumë të tjerë, stërvitjet dhe aktivitetet sportive janë anuluar duke bërë që edhe mësimet e tyre tanimë të zhvillohen përmes internetit.

Vanraj është në mesin e mijëra nxënësve të shkollës në Delhi, oraret e të cilëve kanë ndryshuar papritur për shkak të rritjes së ndotjes së ajrit në nivele alarmante.

Dhe për këtë, fajtor është niveli i ndotje, pasi që, gjatë ditëve të fundit, Indeksi i Cilësisë së Ajrit në Delhi (AQI) – i cili mat nivelin e PM 2.5 ose grimcave të imta në ajër – ka kaluar vazhdimisht pikën 450, gati 10 herë më shumë se kufiri i pranueshëm.

Sipas specialistëve të mushkërive, marrja e këtij ajri toksik është e ngjashme me pirjen e 25-30 cigareve në ditë.

Gjërat janë aq të këqija saqë Ministri i Mjedisit i qytetit Delhi, Gopal Rai, ka kërkuar që të gjitha shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të premten e kësaj jave.

Ndër “viktimat” është edhe Anant Mehra dhe gruaja e tij, të cilët ia kanë ndaluar plotësisht lojën jashtë shtëpisë, vajzës së tyre trevjeçare, Mira.

“Ndërprerja e klasave në mënyrë të papritur si kjo nuk është thjesht e qëndrueshme, për shkollat, studentët apo prindërit”, thotë Mehra. “Qeveria duhet të bëjë diçka për të reduktuar ndotjen, dhe së shpejti”.

Siç vënë në pah mediat e huaja, kjo nuk është hera e parë që ndotja e ajrit pengon mësimin në Delhi – kjo ka ndodhur çdo dimër gjatë katër-pesë viteve të fundit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat