Mbi 300 të vrarë brenda një dite në Gaza nga sulmet izraelite

Azia

Mbi 300 të vrarë brenda një dite në Gaza nga sulmet izraelite

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi thotë se numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës është rritur në 10,328.

Brenda një ditë, është rritur me mbi 300 numri i viktimave nga sulmet izraelite, shkruan Al Jazeera.

Mes viktimave, janë edhe 4,237 fëmijë, sipas ministrisë.

Shifrat e fundit të UNRWA tregojnë se më shumë se 700,000 njerëz janë zhvendosur në Gaza që nga 7 tetori, kur luftëtarët e Hamasit ndërmorën një inkursion masiv në Izrael, duke shkaktuar sulme të rënda hakmarrëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat