Zelensky anuloi vizitën e planifikuar në Izrael – mediat tregojnë arsyen se pse kështu veproi lideri ukrainas

Azia

Zelensky anuloi vizitën e planifikuar në Izrael – mediat tregojnë arsyen se pse kështu veproi lideri ukrainas

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 16:05
Volodymyr Zelensky dhe Benjamin Netanyahu

Volodymyr Zelensky anuloi sot vizitën e planifikuar për në shtetin e Izraelit.

E gjithë kjo pasi lajmet për udhëtimin e presidentit ukrainas u publikua në mediat izraelite gjatë fundjavës.

Gazeta “Times of Israel” ka cituar burime diplomatike, të cilat thonë se lideri ukrainas ende është duke planifikuar një vizitë në shtetin izraelit, por nuk dihet data e saktë.

“Nëse vjen presidenti Zelensky, ai do të pritet krahë hapur”, citohet të ketë thënë një zyrtar izraelit, shkruan skynews.

Një diplomat ukrainas ka thënë për gazetën se Zelensky ishte “shumë i zhgënjyer” me publikimin e lajmit televiziv në Channel 12 të Izraelit, pasi që ai nuk dëshironte që lajmi të bëhej publik deri sa të arrinte në Tel Aviv.

Ndryshe, Izraeli nuk ka mbajtur anë në luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, gjersa ukrainasit kanë mbështetur vendimet e shtetit izraelit në luftën me Hamasin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat