Hamasi publikon pamjet e reja të luftimeve në veri të Gazës, cak ishin mjetet e blinduara të izraelitëve

Azia

Hamasi publikon pamjet e reja të luftimeve në veri të Gazës, cak ishin mjetet e blinduara të izraelitëve

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 22:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Hamasi ka publikuar pamjet nga luftimet në Rripin e Gazës, ku shihen militantët e këtij grupi duke shkrepur raketa mbi mjetet e blinduara izraelite që po marrin pjesë në luftime nëpër lagje të banuara.

Në video shihen pjesëtarët e brigadës Izz ad-Din Qassam, duke zhvilluar luftimet nëpër rrugë në lagjen Beit Lahia në veri të Rripit të Gazës.

Pjesëtarët e Hamasit kanë përdorur raketa Yassin-105 që janë prodhuar brenda Rripit të Gazës.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, ka njoftuar sot se numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës nga 7 tetori ka shkuar në mbi 10 mijë.

Në mesin e të vrarëve janë 4.237 fëmijë dhe 2.717 gra. Më shumë se 25 mijë tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Gazë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat