Izraeli merr armë të sofistikuara nga SHBA, bombën e zakonshme e shndërron në një raketë të mençur të drejtuar me saktësi

Azia

Izraeli merr armë të sofistikuara nga SHBA, bombën e zakonshme e shndërron në një raketë të mençur të drejtuar me saktësi

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 15:27
Biden dhe Netanyahu

Shtëpia e Bardhë planifikon të miratojë shitjen e armëve në vlerë prej 320 milionë dollarë për izraelitët, shkruan Wall Street Journal.

Informacionet e të përditshme amerikane i ka transmetuar Times of Israel që thekson se kompania izraelite Rafael që punon për ministrinë e Mbrojtjes, do të sigurojë armë nga kompania amerikane Rafael USA.

Thuhet se Kongresi amerikan më 31 tetor është informuar për shtijën e bombave “rrëshqitëse” SPICE (Smart, Precise Impact, Cost-Effective).

Këto sisteme janë dizajnuar “padrejtuar” në raketa të “drejtuara” nga sistemi i navigimit GPS.

Në kuadër të marrëveshjes së kontraktuar ofrohet mbështetje teknike, montimi i bombave, testimi dhe teknologji të tjera ushtarake.

Në faqen e internetit “Rafael” thuhet se këto sisteme të armëve mund të shndërrojnë bombat e zakonshme të destinuara për të depërtuar në pengesa, një armë precize me rreze veprimi nga 60 deri në 100 kilometra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat