Hamasi akuzon OKB-në për bashkëpunim me Izraelin

Azia

Hamasi akuzon OKB-në për bashkëpunim me Izraelin

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Qeveria e Hamasit ka akuzuar agjencinë e OKB-së për “bashkëpunim të fshehtë” me Izraelin në “zhvendosjen e detyruar” të popullsisë palestineze së Rripit verior të Gazës në jug.

“UNRWA dhe zyrtarët e saj mbajnë përgjegjësinë për këtë katastrofë humanitare pasi ata u bindën që në momentin e parë urdhrave të okupimit, duke braktisur pozicionet e tyre dhe duke hequr dorë nga përgjegjësia e tyre ndaj qindra mijëra banorëve” të Gazës veriore, tha kreu i shërbimit të qeverisë së Hamasit, Salameh Maarouf.

Sipas tij kjo është një marrëveshje mes agjencisë së OKB-së dhe Izraelit për zhvendosjen e detyruar dhe pushtimin e Gazës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat