Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, vriten 19 palestinezë

Azia

Sulm në kampin e refugjatëve në Gaza, vriten 19 palestinezë

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Të paktën 19 palestinezë u vranë nga një sulm ajror izraelit në kampin e refugjatëve Jambaliya në pjesën veriore të Rripit të Gazës, njoftoi këtë mbrëmje Ministria e Shëndetësisë e enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi.

Gjatë sulmit është goditur një shtëpi në qendër të kampit, thuhet në njoftimin përkatës.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin, grupin islamik palestinez që kontrollon Rripin e Gazës, pasi militantët e tij sulmuan territorin izraelit më 7 tetor, duke vrarë 1,400 njerëz dhe rrëmbyer më shumë se 240.

Ndërsa, zyrtarët palestinezë thonë se 10,569 njerëz janë vrarë nga bombardimet e Izraelit dhe operacionet tokësore në Rripin e Gazës, duke theksuar se 40% e viktimave janë fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat