Shfaqet një ishull i ri në brigjet e Japonisë pas shpërthimit vullkanik nënujor

Azia

Shfaqet një ishull i ri në brigjet e Japonisë pas shpërthimit vullkanik nënujor

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 11:36
Ishulli i ri mund të mbijetojë më gjatë

Një vullkan nënujor shpërtheu në brigjet e Japonisë tre javë më parë, duke sjellë në jetë një ishull të ri.

Vullkani nënujor i paidentifikuar, i vendosur rreth një mijë e 200 kilometra në jug të Japonisë kontinentale dhe një kilometër nga Iwo Jima, filloi të shpërthejë më 21 tetor.

Yuji Usui, një analist në divizionin vullkanik të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tha se në fillim të nëntorit, ishulli ishte rreth 100 metra në diametër dhe ishte deri në 20 metra mbi det.

Ai shtoi se ishulli i ri tashmë kishte filluar të gërryhet për shkak të formimit të tij “të thërrmuar”.

“Duhet të shohim zhvillimin”, tha ai. “Por ishulli mund të mos zgjasë shumë”, raporton Fox news.

Ai tha se ekspertët janë ende duke analizuar zhvillimin, duke përfshirë detajet e depozitave.

Ishulli i ri mund të mbijetojë më gjatë nëse është i bërë nga llava ose diçka më e qëndrueshme se shkëmbinjtë vullkanikë si shtufi.

Fotot e shpërthimit tregojnë shtëllunga të mëdha tymi mbi ishullin e vogël, i cili tani është pjesë e zinxhirit të ishullit Ogasawara.

Nga afro një mijë e 500 vullkane aktive në botë, 111 janë në Japoni, të cilët ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” e Paqësorit, sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat