“Nëse ka një ferr në tokë, emri i tij është Gaza veriore”/ Mbi 100 punonjës të OKB-së u vranë që nga fillimi i luftës

Azia

“Nëse ka një ferr në tokë, emri i tij është Gaza veriore”/ Mbi 100 punonjës të OKB-së u vranë që nga fillimi i luftës

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Kreu i UNRWA deklaroi se mbi 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara kanë ndërruar jetë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori.

Philippe Lazzarini u shpreh se mes tyre ishin prindër, mësues, infermierë, mjekë dhe staf mbështetës.

Ka pasur gjithashtu ankesa se fluksi i ndihmave në Gaza është shumë i ngadaltë, me vetëm 65 kamionë që transportonin ushqime, ilaçe, furnizime higjienike dhe ujë që kaluan dje nga Egjipti në Gaza.

“Ne nuk mund të udhëtojmë drejt veriut në pikën aktuale, që natyrisht është thellësisht zhgënjyese, sepse ne e dimë se ka disa qindra mijëra njerëz që mbeten në veri. Nëse sot ka një ferr në tokë, emri i tij është Gaza veriore”, tha zëdhënësi i OKB-së OCHA, Jens Laerke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat