“Ndalni vrasjet e foshnjave dhe grave”, Netanyahu i prerë pas thirrjes së Macron: Liderët botërorë duhet të dënojnë Hamasin, jo Izraelin

Azia

“Ndalni vrasjet e foshnjave dhe grave”, Netanyahu i prerë pas thirrjes së Macron: Liderët botërorë duhet të dënojnë Hamasin, jo Izraelin

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 08:26
Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu i është përgjigjur një interviste që Presidenti i Francës Macron i dha BBC-së mbrëmë, në të cilën ai i kërkoi Izraelit të ndalonte vrasjen e grave dhe foshnjave në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim në luftë.

Netanyahu tha se liderët europianë duhet të dënojnë Hamasin dhe jo Izraelin.

Ai pretendoi se ushtria e tij po përpiqej të largonte civilët nga konflikti, ndërsa Hamasi po i përdorte ata si mburoja njerëzore.

“Krimet që po kryhen sot nga Hamas-ISIS në Gaza do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe në të gjithë botën,” paralajmëroi ai në një deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat