​Stafi e pacientët s’janë në gjendje të evakuojnë spitalin Al-Shifa

Azia

​Stafi e pacientët s’janë në gjendje të evakuojnë spitalin Al-Shifa

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Stafi dhe pacientët nuk kanë qenë në gjendje të largohen nga spitali Al-Shifa në qytetin e Gazës pasi kompleksi spitalor mbetet nën "rrethim të plotë", sipas ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi, në Gaza.

Drejtori i përgjithshëm i ministrisë, Munir Al-Bursh, tha për CNN se kishte mbi 100 trupa të mbështjellë me batanije në tokë brenda kompleksit spitalor.

"Ne nuk mund t'i varrosim ata", tha ai përmes telefonit për CNN. Teksa fliste dëgjohej zhurma e shpërthimeve.

CNN nuk është në gjendje të verifikojë numrin e të vdekurve në Al-Shifa. Al-Bursh tha se njerëzit që ishin plagosur në Gaza po transportoheshin në Spitalin Baptist Al-Ahli, pasi Al-Shifa ishte i paarritshëm.

Al-Bursh tha se në spital nuk kishte ujë, ushqim apo rrymë. Ndërsa ushtria izraelite tha për CNN se është e angazhuar në "luftime intensive të vazhdueshme" kundër Hamasit në afërsi të kompleksit spitalor, por refuzoi të komentojë për afërsinë e forcave të saj me kompleksin “sepse aktiviteti ushtarak ishte ende duke u zhvilluar”.

Zëdhënësit e ushtrisë izraelite në një konferencë të veçantë telefonike me gazetarët të shtunën nuk adresuan raportet për bombardimet në afërsi të spitalit.

Angelita Caredda, drejtoresha e Këshillit Norvegjez të Refugjatëve për Lindjen e Mesme, tha në një deklaratë se këshilli ishte "i tmerruar nga raportet e sulmeve të pamëshirshme në spitalet e Gazës".

"Pacientët, duke përfshirë foshnjat dhe civilët që kërkojnë ndihmë janë të bllokuar nga sulmet. Është një padrejtësi të bësh luftë rreth dhe në spitale", tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat