Banorët palestinezë largohen nga sulmi i ushtrisë izraelite edhe në Xhenin, në Bregun Perëndimor

Azia

Banorët palestinezë largohen nga sulmi i ushtrisë izraelite edhe në Xhenin, në Bregun Perëndimor

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria u kishte lënë njerëzve një periudhë dy-orëshe për t’u larguar nga banesat pas përplasjeve kur raportohet se ishin vrarë 12 palestinezë, shkruan në një reportazh rrjeti AlJaseera.

Familje me fëmijë ecnin sot mes rrugëve të kampit të refugjatëve në Xhenin në Bregun Perëndimor, për t’i shpëtuar zjarrit të ushtrisë izraelite, pas disa orësh sulme me armë e me dronë, që kishin nisur prej mëngjesit kur karvani i blindave hyri në qytet.

Ushtria izrealite njoftoi me megafonë se do të lejonte një periudhë dy orëshe për largimin e civilëve nga shtëpitë e tyre dhe njerëzit nisën ta bënin.

Askush nuk dinte sa do të zgjaste bastisja dhe se kur mund të ktheheshin.

Shumë familje shkuan drejt spitalit për të kërkuar strehim, teksa në qytetin e rrethuar nga ushtria nisi zjarri armëve.

Para bastisjes sot në Xhenin bulldozerët e ushtrisë shkatërronin struktura dhe vetë rrugët, sipas tyre për ndalimin e lëvizjes së militantëve, si gjatë ditës dhe natës.

Banorët thonë se kjo ndodh shpesh që prej ngrijtes së kampit të të larguarve nga tokat e tyre në 1953, i cili është sulmuar rregullisht nga ushtria për të shkatërruar infrastrukturën dhe për arrestime të palestinezëve.

Të vrarët e ditëve të fundit u varrosën mes varreve të luftëtarëve pas një funerali të gjerë të premten, që përfundoi në varrezat e Xhenin.

Jeta e përditshme në kampe e refugjatëve në Xhenin, ku kane nisur bastisje të rregullta nga ushtria që prej 7 tetorit.

Ushtria izrealite ka shkatërruar rruge dhe monumente të luftëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat