Ushtria izraelite mohon pretendimet se ka rrethuar spitalin më të madh të Gazës

Azia

Ushtria izraelite mohon pretendimet se ka rrethuar spitalin më të madh të Gazës

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Ushtria izraelite mohon se ka qëlluar në spitalin Al-Shifa në veri të Gazës dhe hodhi poshtë sugjerimet se spitali është nën rrethim.

“Nuk ka të shtëna në spital dhe nuk ka rrethim,” tha në një deklaratë kolonel Moshe Tetro, një zyrtar i lartë i ministrisë izraelite të mbrojtjes me përgjegjësi për Gazën, shkruan CNN.

“Ana Lindore e spitalit mbetet e hapur. Për më tepër, ushtarakët mund të koordinohen me këdo që dëshiron të largohet nga spitali i sigurt.”, shtoi ai.

Në një video të dërguar nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit për të shoqëruar deklaratën me shkrim, Tetro tha se kishte “përleshje midis trupave të IDF dhe operativëve terroristë të Hamasit rreth spitalit”.

Ai theksoi se ishte në “kontakt të vazhdueshëm” me drejtorin e Al-Shifa dhe i kishte thënë se IDF mund të koordinonte evakuimet nga spitali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat