Gaza: Vendkalimin Rafah mund ta përdorin vetëm personat e listës së mëparshme

Azia

Gaza: Vendkalimin Rafah mund ta përdorin vetëm personat e listës së mëparshme

Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Pavarësisht rihapjes së sotme të pikës kufitare Rafah, nuk ka asnjë listë të re të shtetasve të huaj që tani kanë të drejtë të kalojnë nga Rripi i Gazës në Egjipt.

Në vend të kësaj, vetëm ata që kanë qenë në listat e publikuara më parë do të lejohen të largohen nga Gaza, shkruan BBC..

Ndryshe, bëhet e ditur se rreth 175 britanikë u përfshinë në listat e mëparshme, derisa mendohet se mund të ketë rreth 20 të tjerë që janë ende në pritje të lejes për t’u larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat