Al Shifa nuk funksionon më si spital pasi numri i viktimave të pacienteve rritet ndjeshëm

Azia

Al Shifa nuk funksionon më si spital pasi numri i viktimave të pacienteve rritet ndjeshëm

Nga: M.H. Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 06:14
Gaza

Spitali më i madh i Gazës është në një situatë "të rrezikshme" dhe "nuk funksionon më si spital", ka paralajmëruar kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

"Të shtënat e vazhdueshme me armë zjarri dhe bombardimet në zonë kanë përkeqësuar rrethanat tashmë kritike," shkroi Tedros Adhanom Ghebreyesus në X.

Tragjikisht, numri i viktimave të pacientëve është rritur ndjeshëm, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se spitali ka qenë pa energji elektrike dhe ujë për tre ditë, si dhe "internet shumë i dobët që ka ndikuar rëndë aftësinë tonë për të ofruar kujdes thelbësor".

"Për fat të keq, spitali nuk po funksionon më si spital. Bota nuk mund të hesht ndërsa spitalet, të cilat duhet të jenë strehë të sigurta, shndërrohen në skena vdekjeje, shkatërrimi dhe dëshpërimi," shtoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim humanitar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat