Intensifikohen operacionet izraelite në Rripin e Gazës

Azia

Intensifikohen operacionet izraelite në Rripin e Gazës

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 14:22

Sulmet ajrore izraelite goditën Qytetin e Gazës, teksa forcat tokësore të Izraelit luftuan kundër luftëtarëve të grupit radikal palestinez Hamas – i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – afër spitalit më të madh të territorit palestinez.

Zyrtarët shëndetësorë të Hamasit thonë se mijëra njerëz janë të bllokuar në spital, pa energji elektrike dhe me furnizime të pakta.

Kryeministri Netanyahu përsëriti të shtunën se përgjegjësia për vdekjet dhe plagosjet e civilëve bie mbi Hamasin dhe përsëriti akuzat e kahershme se grupi i cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara shfrytëzon civilët në Gaza si mburoja njerëzore.

Ushtria izraelite ka thënë se ushtarët kanë hasur në qindra luftëtarë të Hamasit në objekte nëntokësore, shkolla, xhami dhe klinika gjatë luftimeve në Gaza.

Sipas zyrtarëve palestinezë, numri i të vrarëve është rritur në më shumë se 11,000, rreth 40 për qind e tyre, fëmijë./rel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat