Netanyahu paralajmëron Hezbollahun kundër sulmeve të zgjeruara

Azia

Netanyahu paralajmëron Hezbollahun kundër sulmeve të zgjeruara

Nga: A.SH Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 16:30
Netanyahu

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka komentuar incidentet në kufirin me Izraelin dhe paralajmëroi se ata që donin të zgjeronin sulmet kundër forcave izraelite “po luajnë me zjarrin”, përcjell Bota sot.

Gjatë një vizite në Batalionin e Zbulimit të Shkretëtirës, Netanyahu u tha ushtarëve: “Zjarri do të përgjigjet me zjarr shumë më të fortë. Ata nuk duhet të na gjykojnë, sepse ne kemi shfaqur vetëm një pjesë të vogël të fuqisë sonë. Ne do të dëmtojmë ata që na dëmtojnë”.

“Ne do të rivendosim sigurinë në veri dhe në jug… Hamasi do të eliminohet”, shtoi Netanyahu.

Të shtunën, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi gjithashtu Hezbollahun që të mos përshkallëzojë luftimet përgjatë kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat