Kreu i diplomacisë izraelite: Presioni ndërkombëtar po rritet, kemi dy deri në tre javë

Azia

Kreu i diplomacisë izraelite: Presioni ndërkombëtar po rritet, kemi dy deri në tre javë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 22:59
Eli Cohen

Ministri i Jashtëm izraelit ka vlerësuar sot se po rritet presioni ndërkombëtar, mbi vendin e tij lidhur me operacionet ushtarake në Rripin e Gazës dhe se duhet të bëhen përpjekje për të zgjeruar “legjitimitetin” e tyre.

“Kemi dy deri në tre javë përpara se presioni ndërkombëtar të rritet seriozisht, por ministria e jashtme po përpiqet të zgjerojë kuadrin e legjitimitetit dhe luftimet do të vazhdojnë për aq kohë sa të duhet”, tha ministri i Jashtëm, Eli Cohen.

Më shumë se pesë javë pas fillimit të luftës që shkaktoi një sulm të paprecedentë nga Hamas në tokën izraelite më 7 tetor, organizatat ndërkombëtare të ndihmës po bëjnë thirrje me këmbëngulje për një armëpushim në Rripin e Gazës, që është nën bombardimet izraelite dhe ku ka mungesë të ujit të pijshëm dhe ilaçeve.

Komisioneri Evropian për Ndihmën Humanitare, Janez Lenarçiç, i bëri thirrje sot Izraelit që të lehtësojë pauzat humanitare “të vërteta” në luftën me Hamasin.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell theksoi nevojën për të futur këto pushime “sa më shpejt të jetë e mundur” në mënyrë që të garantohet dorëzimi i ndihmës shumë të nevojshme, veçanërisht karburantit për spitalet.

Rreth 2.4 milionë banorë, përfshirë 1.6 milionë të zhvendosur nga lufta, u gjendën në një situatë katastrofike, paralajmëroi OKB.

Luftimet janë veçanërisht të ashpra në veri të Rripit të Gazës dhe në qytetin e Gazës, ku disa spitale, ku janë strehuar shumë refugjatë, janë të rrethuar nga luftimet midis ushtarëve izraelitë dhe luftëtarëve të Hamasit.

Që nga 7 tetori, bombardimet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë 11,180 njerëz, kryesisht civilë, duke përfshirë 4,609 fëmijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Hamasit.

Sulmi i Hamasit vrau rreth 1200 njerëz në anën izraelite, kryesisht civilë që vdiqën më 7 tetor, sipas të dhënave të fundit zyrtare izraelite. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat