Nga Tel Aviv në Jeruzalem, të afërmit e pengjeve fillojnë marshimin

Azia

Nga Tel Aviv në Jeruzalem, të afërmit e pengjeve fillojnë marshimin

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 15:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Të afërmit e pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor dhe të dërguar në Rripin e Gazës u nisën nga Tel Aviv sot për një marshim pesë-ditor drejt Jerusalemit duke kërkuar “një marrëveshje për pengjet”.

Ky marshim prej 63 kilometrash do të nisë në qendër të vendit, më pas në zyrën e kryeministrit Benjamin Netanyahu, ku të afërmit do të kërkojnë prej tij “lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, shpjegoi Forumi i Familjeve të Pengjeve dhe të Zhdukurve.

Grupi, i cili u formua pas 7 tetorit, kur 1200 njerëz u vranë dhe rreth 240 u rrëmbyen nga lëvizja islamike palestineze, sipas autoriteteve izraelite, po shumëfishon demonstratat dhe fjalimet për të bërë presion ndaj qeverisë dhe për të marrë vëmendjen e mediave.

Yuval Haran, babai i të cilit Absalom u vra dhe nëna e të cilit, Shoshan, u rrëmbye së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të familjes së tij, është pionieri i kësaj nisme të re.

Me portretet e pengjeve të printuara në bluza të zeza ose në postera, më shumë se njëqind të afërm dhe mbështetës të tyre u nisën në mesditë nga sheshi i Muzeut të Arteve të Bukura në Tel Aviv, i cili është kthyer në një pikë tubimi.

“Marrëveshje për pengjet tani”, shkruhej në pankartat e protestuesve.

Të dielën, Netanyahu përmendi në një intervistë me NBC mundësinë e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve.

Të hënën, krahu i armatosur i Hamasit akuzoi autoritetet izraelite për “shmangie” të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Katari për lirimin e mundshëm të dhjetëra pengjeve në këmbim të lirimit të “200 fëmijëve dhe 75 grave” të burgosur në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat