“Është koha për ta zëvendësuar Netanyahun”, thotë udhëheqësi i opozitës izraelite

Azia

“Është koha për ta zëvendësuar Netanyahun”, thotë udhëheqësi i opozitës izraelite

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 09:27
Yair Lapid, Netanjahu

Lideri i opozitës izraelite Yair Lapid, tha se ka ardhur koha që të zëvendësohen kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabineti i tij ultra-nacionalist i ekstremit të djathtë.

“Ne duhet të krijojmë një qeveri kombëtare të rindërtimit. Likud do ta udhëheqë atë, Netanyahu dhe ekstremistët do të zëvendësohen”, tha Lapid në X (ish-Twitter).

Ai shtoi se ushtria izraelite dhe publiku kanë treguar qëndrueshmëri që nga sulmi i 7 tetorit, tha politikani, por “lidhja e dobët është qeveria, dhe veçanërisht kryeministri”.

Komentet e Lapidit janë shenja më e fundit e mosmarrëveshjeve në rritje brenda establishmentit politik të Izraelit, raporton Al Jazeera.

Një nga çështjet e mprehta ka qenë refuzimi i Netanyahut për të marrë ndonjë përgjegjësi mbi dështimet që çuan në sulmin e Hamasit. Të tjerë, megjithatë, thonë se çështja duhet të trajtohet sapo të përfundojë konflikti.

Benny Gantz, një nga ministrat e kabinetit të luftës, tha të hënën se thirrjet për të zëvendësuar kryeministrin ishin “asgjë më pak se çmenduri”.

“Dëgjoj zërat që thonë se nuk është koha. Kemi pritur 40 ditë, nuk ka më kohë. Ajo që na duhet tani është një qeveri që nuk do të merret me asgjë përveç sigurisë dhe ekonomisë. Ne nuk mund të përballojmë zgjedhje të tjera në vitin e ardhshëm,” shtoi Lapid në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat