Ushtria izraelite publikon pamjet e shkatërrimit të shtëpisë së liderit të Hamasit në Gazë

Azia

Ushtria izraelite publikon pamjet e shkatërrimit të shtëpisë së liderit të Hamasit në Gazë

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtria izraelite ka njoftuar se me aeroplanët luftarakë, ka goditur shtëpinë e kreut të Hamasit në Gazë.

Ushtria ka publikuar pamjet ku shihet një shpërthim i madh, ku shfaqet shkatërrimi i shtëpisë së Ismail Haniyeh, shkruan CNN.

Haniyeh prej vitesh nuk është i stacionuar në Gazë dhe nga viti 2019 jeton në relacionin Katar-Turqi.

Haniyeh prej vitesh është kritikuar nga shumë palestinezë se bën një jetë luksoze larg Gazës, shkruan Times of Israel.

Para fitore së Hamasit kundër Fatahut, në zgjedhjet palestineze të vitit 2006, Haniyeh ishte anëtar i shquar i grupit ushtarak.

Por, pas fitores në zgjedhje filloi të rritet popullariteti i tij.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat