Shefi i shtabit të IDF: Izraeli është afër shkatërrimit të “sistemit ushtarak” të Hamasit në Gazën veriore

Azia

Shefi i shtabit të IDF: Izraeli është afër shkatërrimit të “sistemit ushtarak” të Hamasit në Gazën veriore

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 07:36
Gaza

Izraeli po i afrohet shkatërrimit të “sistemit ushtarak” të Hamasit në Gazën veriore, tha një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit.

”Ne jemi shumë afër shkatërrimit të sistemit ushtarak që kishte (Hamasi) në Rripin verior të Gazës”, tha të enjten shefi i Shtabit të Përgjithshëm të IDF-së, Herzi Halevi, teksa vizitonte trupat që luftonin në rrip.

Deklarata e tij vjen pasi udhëheqësit izraelitë në fillim të javës thanë se pjesa veriore e Gazës, duke përfshirë qytetin e Gazës, ishte nën kontrollin e Izraelit, raporton CNN.

Të mërkurën, Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant tha se operacionet tokësore të Izraelit “do të zgjasin për shumë muaj – dhe do të përfshijnë si veriun ashtu edhe jugun (të Rripit të Gazës)”, duke u zotuar të “çmontojnë Hamasin kudo që të jetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat