Numri i të vdekurve në Gaza kalon 12.000, duke përfshirë 5.000 fëmijë – thonë zyrtarët e Hamasit

Azia

Numri i të vdekurve në Gaza kalon 12.000, duke përfshirë 5.000 fëmijë – thonë zyrtarët e Hamasit

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Të paktën 12,000 palestinezë, duke përfshirë 5,000 fëmijë, janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas zyrtarëve të Hamasit.

Ismail Thawabta, drejtori i përgjithshëm i zyrës së mediave qeveritare të Hamasit në Gaza, tha se janë 3,750 persona të zhdukur, përfshirë 1,800 fëmijë, të cilët janë ende nën rrënoja.

Në një përditësim të premten, Thawabta u tha gjithashtu gazetarëve se të paktën 200 mjekë, infermierë dhe ndihmësmjekë janë vrarë që nga fillimi i konfliktit, raportoi Al Jazeera.

Detaje tjera nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat