LIVE: Ushtria izraelite zgjeron operacionet në veri të Gazës - Izraelitët publikojnë video që tregon sulme brenda në Gaza

Azia

LIVE: Ushtria izraelite zgjeron operacionet në veri të Gazës - Izraelitët publikojnë video që tregon sulme brenda në Gaza

Nga: Bota sot Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 07:11 Përditësuar në ora: 18:42 më 18.11.2023
Pamje nga lufta në Gaza

Ushtria izraelite thotë se po zgjeron operacionet në veri të Gazës

Nga: A.Sh

Pak më parë ne raportuam për pretendimet se një shkollë e OKB-së e kthyer në strehë në Jablia, Gaza veriore, ishte goditur. 

Që atëherë, ushtria izraelite ka ndarë një përditësim operacional, duke përshkruar se si po "vazhdon dhe zgjeron aktivitetet e saj operacionale" në pjesë të enklavës palestineze.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se në 24 orët e fundit trupat kanë "kryer aktivitete në zonat Zaytun dhe Jabalia, gjatë të cilave kanë hasur terroristë të cilët kanë operuar qëllimisht nga zonat civile dhe kanë sulmuar trupat duke përdorur raketa antitank dhe eksplozivë".

Ajo shton se forcat e saj "eliminuan" një numër operativësh të Hamasit në proces, "dhe goditën një numër të madh të infrastrukturës terroriste".

Më parë, zëdhënësi i IDF-së, nënkoloneli Peter Lerner tha se forcat po hetonin shpërthimin e raportuar në shkollë.

IDF publikon video që tregon 'sulme në Gaza'

Nga: A.Sh

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë shpërndarë më shumë pamje që pretendojnë se tregojnë forcat e saj ajrore duke kryer sulme në Gaza.

Videoja tregon Forcat Ajrore izraelite duke qëlluar në ato që tha se ishin "qendra komanduese të Hamasit".

Pamjet nuk mund të verifikohen.

Pamjet mund ti shikoni KETU

 

Nis evakumi nga Al Shifa; Izraeli mohon të ketë urdhëruar një gjë të tillë

Pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur nisën të largohen nga spitali Al Shifa i Gazës të shtunën mes njoftime kontradiktore se Izraeli u kishte dhënë një orë afat për evakuim.

Mjekët thanë se pacientët në gjendje të rëndë do të vazhdojnë të qëndrojnë aty nën mbikëqyrjen e një numri të vogël personeli mjekësor.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit mohuan të kenë urdhëruar evakuimin e spitalit, më i madhe në Rripin e Gazës.

“Në asnjë moment ushtria nuk ka urdhëruar evakuimin e pacientëve apo ekipeve mjekësore, por në fakt ka propozuar që çdo kërkesë për evakuim mjekësor të lehtësohet nga ushtria”, thuhej në një deklaratë të shtunën të autoriteve izraelite.

Në të shtohej se ushtria kishte biseduar me drejtorin e spitalit për ofrimin e një kalimi të sigurt për njerëzit që donin të largoheshin nga objekti.

Agjencia France-Presse raportoi të shtunën se Izraeli u kishte dhënë autoriteteve spitalore një orë afat për evakuim.

Këtë javë Izraeli tha se forcat e tij kishin gjetur një automjet me një numër të madh armësh si dhe atë që ushtria e quajti hyrja e një tuneli që përdoret nga grupi militant. Izraeli thotë se nën spital ndodhet një qendër komanduese e Hamasit, por grupi militant dhe personeli i spitalit e kanë hedhur poshtë një gjë të tillë.

Ushtria izraelite publikoi një video të premten që tha se tregonte hyrjen e një tuneli në pjesën e jashtme të spitalit.

Sipas Kombeve të Bashkuara mbi 2 mijë pacientë, personel mjekësor dhe palestinezë të zhvendosur ndodheshin në spital të mërkurën kur trupat izraelite u futën në objekt.

Ndërkohë të paktën 32 palestinezë u vranë të shtunën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në pjesën jugore të Gazës bënë të ditur autoritet shëndetësore. Izraeli ka paralajmëruar sërish civilët të largohen ndërsa po vazhdon me sulmet ndaj Hamasit në jug të rajonit, pas marrjes së kontrollit të pjesës veriore të tij.

"Ne po u kërkojmë njerëzve të zhvendosen. E di që nuk është e lehtë për shumë prej tyre, por nuk do të donim që civilët të gjendeshin në mesin e luftimeve", tha të premten për rrjetin televiziv MSNBC Mark Regev, ndihmës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Pas sulmit të përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor Izraeli është zotuar të asgjësojë grupin militant, që kontrollon Rripin e Gazës. Gjatë sulmit u vranë 1200 izraelitë dhe u morën peng 240 persona.

Autoritetet shëndetësore të Gazës njoftuan të premten se më shumë se 12 mijë persona janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite mes tyre 5 mijë fëmijë. Kombet e Bashkuara i konsiderojnë shifrat e besueshme, megjithëse ato tashmë përditësohen rrallë për shkak të vështirësive për mbledhjen e informacionit./voa

Bahrejn, SHBA, BE diskutojnë për situatën në Rripin e Gazës

Koordinatori për Lindjen e Mesme në Këshillin e Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Brett McGurk, tha të shtunën në Bahrejn se lirimi i një numri të madh pengjesh izraelitë do të mundësonte edhe rritjen e ndihmave për civilët palestinezë për shkak të pauzave më të gjata në luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Zoti McGurk i bëri këto komente në kuadër të atij që njihet si Dialogu Manama organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike.

Duke folur në Bahrein të shtunën, Brett McGurk, koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, tha se “lirimi i një numri të madh pengjesh izraelitë do të rezultonte në një pauzë të konsiderueshme në luftime dhe një rritje masive të ndihmës humanitare”.

“Nuk ka kthim në kohën para sulmit të Hamasit. Kjo është e vërtetë për Izraelin dhe palestinezët. Asnjë vend nuk mund të jetojë me kërcënimet e terrorit si ajo që pamë nga Hamasi më 7 tetor. Në të njëjtën kohë, palestinezët meritojnë e kanë nevojë për siguri e vetëvendosje”, thotë zoti McGurk.

Zoti McGurk foli përpara një forumi ndërkombëtar ku u diskutuan sfidat më urgjente të politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, i cili po mbahet në Bahrejn.

Takimi i 19-të i atij që njihet si Dialogu Manama i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike ka nisur më 17 nëntor dhe përfundon të dielën më 19 nëntor.

Gjatë fjalës së tij shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell mbi situatën e rënduar humanitare në Gazë.

“Vuajtjet e popullatës civile do të rriten nëse nuk jemi në gjendje ta ndalojmë një gjë të tillë. Ne po punojmë për këtë. Kemi rritur ndihmën humanitare dhe sigurisht që duhet të bëjmë më shumë. Por, nuk ka kuptim që atyre njerëzve t’u jepet darkë sot nëse do të vriten nesër”, thotë zoti Borrell.

Lufta filloi me sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor në Izraelin jugor. Militantët palestinezë vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 240 të tjerë, burra, gra dhe fëmijë.

Sipas autoriteteve shëndetësore që kontrollohen nga Hamasi, në luftime janë vrarë rreth 12 mijë palestinezë, dy të tretat e të cilëve tyre gra dhe femijë, ndërsa 2700 të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Të dhënat e ofruara nga grupi militant nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur dhe në shifrat e tyre, nuk bëhet dallim mes civilëve dhe militantëve të vrarë. Izraeli thotë se ka vrarë me mijëra militantë./VOA

Forcat izraelite godasin shkollën al-Fakhoora në veri të Gazës

Nga: A.Sh

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur shkollën al-Fakhoora, e drejtuar nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA), në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore.

Ne do t'ju sjellim përditësime për viktimat kur vijnë informacionet.

Ushtria izraelite forcon kontrollin e saj në veri të Gazës

Ushtria izraelite po forcon kontrollin e saj në veri të Gazës, pasi lufta e saj kundër grupit militant Hamas nuk po ecën me ritme të mira.

Më shumë karburant u lejua në Gaza të premten pasi sistemet e ujit dhe kanalizimit janë në prag të kolapsit, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Izraelit, Tzachi Hanegbi.

Mungesa e karburantit ka ndikuar edhe në gjendjen e rëndë në spitale, ku mjekët thanë se pacientët e ICU kanë vdekur dhe operacionet janë ndërprerë për shkak të mungesës së energjisë elektrike.

Ndërkohë, palët negociuese po përpiqen të arrijnë një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza. Kjo vjen pasi të paktën dy pengje u gjetën të vdekur në enklavë gjatë dy ditëve të fundit, tha ushtria izraelite.

Jordania kritikon ashpër Izraelin për luftën në Gazë

Ministri i Jashtëm i Jordanisë më 18 nëntor kritikoi ashpër luftën e Izraelit ndaj Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë. Kryediplomati jordanez e përshkroi luftën si “agresion flagrant” ndaj civilëve palestinezë që kërcënon të përfshijë Lindjen e Mesme.

Kritikat e ashpra të Ayman Safadi, i cili pretendoi se Izraeli po kryen “krime lufte” duke e rrethuar Rripin e Gazës dhe duke ndërprerë furnizimet me ushqim, ilaçe dhe karburante, tregojnë se sa të tensionuara janë raportet midis Izraelit dhe Jordanisë, shtete që kanë arritur një marrëveshje paqeje më 1994.

“Të gjithë ne duhet të flasim qartë dhe me zë lidhur me katastrofën që lufta e Izraelit po sjell, jo vetëm për Gazën, por për rajionin në përgjithësi”, tha Safadi gjatë një samiti në Bahrejn. “Nuk është koha që t’i kursejmë fjalët. Është koha që t’i paraqesim faktet ashtu siç janë”.

Ajo shtoi se “kjo nuk është vetëmbrojtje. Është agresion flagrant, viktimë e të cilit janë palestinezët e pafajshëm”.

Izraeli nuk është përgjigjur menjëherë për deklaratat e Safadit, i cili po ashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm. Megjithatë, Brett McGrubk, koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, tha se “lirimi i një numri të madh të pengjeve do të rezultonte në një pauzë të konsiderueshme të luftimeve... dhe dërgim masiv të ndihmës humanitare”.

Safadi po ashtu ka insistuar që mënyra e vetme përpara do të ishte zgjidhja me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët, edhe pse procesi i paqes është bllokuar për vite të tëra. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë shtyrë përpara planin e zgjidhjes me dy shtete.

Lufta nisi pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit. Luftëtarët e Hamasit vranë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe rrëmbyen afër 240 të tjerë.

Izraeli u përgjigj me sulme të ashpra ajrore dhe më pas me një sulm tokësor që çoi në rrethimin e qytetit të Gazës dhe veriut të Rripit të Gazës. mbi 11.400 palestinezë janë vrarë gjatë luftës, dy të tretat gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe besohet se janë të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. Në shifrat për viktimat, të prezantuara nga autoritetet palestineze, nuk bëhet dallimi mes luftëtarëve të Hamasit dhe civilëve. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra sulmues të Hamasit.

“Kryesisht fëmijë”, vriten 26 palestinezë në Khan Younis

Rreth 26 palestinezë, kryesisht fëmijë, sot herët në mëngjes u vranë̈ në sulmet izraelite në Khan Younis në jug të Gazës.

Kjo ndodh pasi qeveria izraelite u kishte kërkuar qytetarëve tash e disa ditë të evakuohen prej rajonit.

“Po kërkojmë që njerëzit të zhvendosën. E di që nuk është e lehtë për shumicën e tyre, por nuk duam të shohim civilë të përfshirë në zonën e betejës”, tha Mark Regev, ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ndërkohë, forcat e mbrojtjes izraelite thonë se kanë vrarë “një numër të terroristëve” në Bregun Perëndimor, raporton skynews.

“Në një veprim të përbashkët të IDF dhe ISA kundër terrorizmit në Kampin Balata, një aeroplan goditi objektin që po përdorej nga terroristët”, thotë një deklaratë.

Kampi ndodhet në qytetin e Nablusit, në Bregun Perëndimor, rreth 50 km në veri-lindje të Jerusalemit. 

Izraeli urdhëron boshatisjen e spitalit “Al-Shifa” brenda një ore

Bëhet gjithmone e më e veshtire situata humanitare ne Gaza.

Sulmet izraelite ndaj Hamasit kane pasur impakt te madh edhe ndaj civileve, numri i viktimave nga radhet e te cileve është rritur shumë.

Oret e fundit tre raketa kane rene ne zonen Khan Yunus ne Gaza duke vrare të pakten 26 civile.

Po ashtu 5 viktima palestineze jane regjistruar ne nje kamp refugjatesh ne Balanta.

Mirepo situata me problematike eshte ne spitalin kryesor “al-Shifa” ne qytetin e Gazes.

Sipas agjencise prestigjoze te lajmeve AFP, ushtria izraelite ka urdheruar boshatisjen brenda nje ore te spitalit, aty ku Izraeli vazhdon te besoje se ne tunelet e nendheshme kane bazen e tyre drejtuesit e Hamasit.

Pesë shtete po kërkojnë hetim për krimet e luftës në Gaza

Pesë shtete kanë bërë thirrje për nisjen e një hetimi për krimet e luftës mbi situatën në Gaza dhe Bregun Perëndimor, ka thënë prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, raporton SKynews.

Kërkesa është bërë nga Afrika e Jugut, Bangladeshi, Bolivia, Komoret dhe Xhibuti, tha prokurori Karim Kahn.

Afrika e Jugut tha se referimi ishte bërë “për të siguruar që ICC i kushton vëmendje urgjente situatës së rëndë në Palestinë”.

Duhet të theksohet se GJNP-ja tashmë ka një hetim në vazhdim për “situatën në Shtetin e Palestinës” për krime të dyshuara lufte të kryera që nga 13 qershori 2014.

Kjo do të thotë se kërkesa e sotme do të ketë ndikim praktik të kufizuar.

Muajin e kaluar, Kahn tha se zyra e tij kishte juridiksion si për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, ashtu edhe për çdo krim të kryer si pjesë e përgjigjes së Izraelit.

Në një deklaratë, zyra e prokurorit tha se deri më tani kishte “mbledhur një vëllim të konsiderueshëm informacioni dhe provash” mbi krimet në territoret palestineze dhe gjithashtu të kryera nga palestinezët.

Izraeli nuk është anëtar i gjykatës dhe nuk e njeh juridiksionin e saj.

GJNP mund të hetojë shtetasit e shteteve joanëtare në rrethana të caktuara, duke përfshirë kur pretendohet se krimet janë kryer në territoret e shteteve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat