Delegacioni rus largohet nga Koreja e Veriut

Azia

Delegacioni rus largohet nga Koreja e Veriut

Nga: A.Zh Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 07:28
Delegacioni rus

Në fillim të kësaj jave, u raportua se Alexander Kozlov, ministri rus i burimeve natyrore, ishte në Korenë e Veriut.

Gjatë vizitës së tij, ai zhvilloi bisedime me Tok Hun, kryeministrin e Koresë së Veriut.

Kjo vjen pasi Moska dhe Pheniani kanë rritur bashkëpunimin pas samitit të liderëve të tyre në shtator, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

Pasi mbërritën në Korenë e Veriut të martën, Kozlov dhe zyrtarë të tjerë të lartë rusë u fotografuan duke u larguar nga vendi mbrëmë.

Të dy vendet kanë mohuar akuzat nga SHBA se kanë rënë dakord për një marrëveshje armësh për përdorim në luftën në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat