Ngarkesa e parë me karburant ka hyrë në Gaza, Izraeli i dorëzohet presionit amerikan

Azia

Ngarkesa e parë me karburant ka hyrë në Gaza, Izraeli i dorëzohet presionit amerikan

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:04
Foto ilustrim

Cisterna e parë me karburante ka hyrë në Gaza pasi që Izraeli, nën presionin e SHBA-ve, lejoi dy kamionë në ditë të hynin në territoret palestineze.

“Këtë vendim e kemi marrë pasi dëshirojmë të parandalojmë përhapjen e epidemisë”, tha këshilltari për sigurinë kombëtare izraelite, Tzachi Hanegbi, shkruan aljazeera.

Izraeli u ka kërkuar palestinezëve që për arsye sigurie të largohen nga veri i Gazës, por sulmet ajrore vdekjeprurëse vazhdojnë të godasin zonat qendrore dhe jugore të këtij territori të ngushtë bregdetar.

Në Gazë, mbi 1.5 milion njerëz janë zhvendosur brenda vendit, ndërsa shefja e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), Cindy McCain, ka njoftuar se bllokada izraelite po kërcënon jetët e civilëve.

Mbi gjysma e spitaleve në Gazë nuk funksionojnë më për shkak të luftës, dëmeve apo mungesës së burimeve ndërsa njerëzit presin nga katër deri në gjashtë orë në radhë për të blerë bukë.

Ndryshe, mbi 12 mijë palestinezë u vranë, duke përfshirë mbi 8300 gra dhe fëmijë ndërsa në radhët e izraelitëve kanë vdekur 1200 persona. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat