LIVE: Izraeli gati për ‘fazën e dytë’ të luftës kundër Hamasit - Spitali Al Shifa një zonë e vdekjes!

Azia

LIVE: Izraeli gati për ‘fazën e dytë’ të luftës kundër Hamasit - Spitali Al Shifa një zonë e vdekjes!

Nga: Bota sot Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 06:57 Përditësuar në ora: 15:36 më 19.11.2023
Spitali

Forcat izraelite sulmojnë kampin e refugjatëve Jabalia

Të dielën forcat izraelite u përballën me militantët e Hamasi ndërsa po përpiqeshin të hynin në kampin më të madh të refugjatëve që ndodhet në Gazë.

Po sot gazeta 'Washington Post' njoftoi se ndërmjetësit amerikanë ishin pranë një marrëveshjeje mes Izraelit dhe Hamasit për të liruar me dhjetëra gra dhe fëmijë që mbahen peng prej militantëve, në këmbim të një pauze pesë-ditore të luftimeve. Një gjë e tillë do të ndihmonte në rritjen e dërgesave në ndihma për popullatën civile të Gazës. Gazeta citonte persona në dijeni të kësaj çështjeje.

Një ditë më parë 'Washington Post' njoftoi për arritjen e një marrëveshjeje parakrake, po një gjë e tillë u hodh poshtë nga Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët amerikanë. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se përpjekjet po vazhdonin për të arritur një marrëveshje.

Grupi militant, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur një organizatë terroriste, mori peng rreth 240 persona më 7 tetor ditën kur sulmoi kufirin jugor të Izraelit.

Të dielën, Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed Bin Abdulrahman al-Thani tha në një konferencë shtypi në Doha se tashmë çështjet që bllokonin arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve, ishin "shumë të vogla", kryesisht çështje praktike dhe logjistike sikurse tha ai.

Bisedimet delikate mbi çështjen e pengjeve përkojnë me përgatitjet e Izraelit për të zgjeruar ofensivën kundër Hamasit në gjysmën jugore të Gazës, me popullsi të dendur.

Forcat izraelite thonë se kanë marrë kontrollin e një pjesë të madhe të territorit në veri, veriperëndim dhe lindje rreth qytetit të Gazës.

Dëshmitarët njoftuan për luftime të ashpra gjatë natës mes Hamasit dhe forcave tokësore izraelite që po përpiqeshin të avanconin në Jabalia, kampi më i madh i rajonin, ku ndodhen rreth 100 mijë persona.

Jabalia ka qenë objekt i bombardimeve të përsëritura izraelite që kanë vrarë shumë civilë, thonë mjekët palestinezë, por autoritetet izraelite thotë se si pasojë e sulmeve janë vrarë shumë militantë që strehoheshin atje.

Të dielën herët në mëngjes, ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të disa lagjeve ngjitur me Jabalian që të largohen drejt pjesës jugore të Gazës "për të qenë të sigurt". Ata postuan mesazhe në gjuhën arabe në platformën e mediave sociale X.

Por shumica e banorëve të Jabalias i kanë refuzuar thirrjet e mëparshme izraelite për t’u larguar drejt jugut.

Pas sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit, në të cilin u vranë rreth 1200 izraelitë, kryesisht civilë, Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin. 7 tetori konsiderohet si dita më e përgjakshme në historinë 75-vjeçare të vendit.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se numri i viktimave si pasojë e sulmeve izraelite ka arritur në 12,300 perosna mes tyre 5 mijë fëmijë./voa

Të paktën 30 foshnje evakuohen nga spitali Shifa në Gazë

Të paktën 30 foshnje të lindura para kohe janë evakuuar nga spitali kryesor në Gazë të dielën dhe do të transferohen në Egjipt, tha Ministria e Shëndetësisë në këtë territor, përderisa dhjetëra pacientë të tjerë në gjendje kritike vazhdojnë të jenë në spital, tri ditë pasi forcat izraelite hynë në ndërtesën e këtij institucioni shëndetësor.

Fati i foshnjave të sapolindura në spitalin Shifa mori vëmendje globale pas publikimeve të imazheve që shfaqën mjekët duke tentuar që t’i mbanin ngrohët bebet. Për shkak të mungesës së rrymës, inkubatorët dhe pajisjet e tjera dolën jashtë funksionit, përderisa mbaruan furnizimet me ujë, ushqim dhe ilaçe në kohën kur forcat izraelite luftonin jashtë ndërtesës së spitalit me Hamasin – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) të shtunën vizitoi spitalin Shifa dhe tha se 291 pacientë ishin ende aty, përfshirë 32 foshnje në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore, pacientë me plagë jashtëzakonisht të infektuara dhe ata që kanë lëndime në shtyllën kurrizore dhe nuk mund të lëvizin.

Medhat Abbas, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, konfirmoi për AP-në evakuimin e foshnjave, duke mos dhënë më shumë detaje. OBSH-ja ende nuk ka konfirmuar evakuimin e foshnjave.

Afër 2.500 persona të zhvendosur, pacientë dhe pjesëtarë të stafit mjekësor u larguan nga spitali Shifa të shtunën, tha OBSH-ja, duke shtuar se 25 pjesëtarë të stafit shëndetësor vazhdojnë të qëndrojnë së bashku me pacientët.

Izraeli për një kohë të gjatë ka pretenduar se Hamasi ka një qendër komanduese brenda dhe nën Shifa. Izraeli e ka përshkruar spitalin si cak kyç të luftës së tij për t’i dhënë fund sundimit të Hamasit në Gazë, pas sulmeve të grupit ekstremist në jug të Izraelit gjashtë javë më parë, sulme që nxitën luftën.

Hamasi dhe stafi i spitalit mohojnë këto pretendime.

Mbi 11.500 palestinezë janë vrarë, sipas të dhënave të paraqitura nga autoritetet shëndetësore palestineze. Edhe 2.700 të tjerë janë raportuar të zhdukur dhe të cilët besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja. Në shifrat e viktimave, të paraqitura nga autoritetet shëndetësore në Gazë, nuk bëhet dallimi midis civilëve dhe luftëtarëve të Hamasit. Izraeli ka thënë se ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit.

Ndërkaq, afër 1.200 persona janë vrarë në Izrael, shumica civilë, gjatë sulmeve të 7 tetorit të Hamasit. Hamasi po ashtu ka kapur pengje afër 240 persona. Ushtria izraelite ka thënë se gjatë luftës i janë vrarë 52 ushtarë./REL

ICYMI: Izraeli gati për 'fazën e dytë' të luftës kundër Hamasit

Përgjigja e Izraelit ndaj sulmeve brutale të Hamasit muajin e kaluar ishte e menjëhershme.

Megjithatë, duket se ofensiva ushtarake e Izraelit ishte kryesisht e motivuar nga zemërimi dhe një imperativ politik për të "bërë diçka dhe për të vazhduar me të", në vend që të zhvillonte objektiva të qarta ushtarake dhe si të mundësonte paqen pas konfliktit.

Historikisht, përgjigja e Izraelit ndaj agresionit të Hamasit tolerohet nga partnerët e tij ndërkombëtarë; në të vërtetë, ajo mori mesazhe të forta mbështetjeje nga SHBA, Britania e Madhe dhe aleatë të shumtë perëndimorë për përgjigjen e saj të fuqishme ushtarake pas sulmeve të 7 tetorit.

Megjithatë, me këtë rast Izraeli e di se koha nuk është në anën e tij; ndërsa viktimat rriten, mbështetja ndërkombëtare dhe simpatia për kauzën e Izraelit fillon të zbehet, derisa përfundimisht presioni diplomatik mbi Izraelin do të detyrojë dorën e tij.

Dy palestinezë të vrarë në Bregun Perëndimor

Nga: A.Sh

Ushtria izraelite vrau dy palestinezë në inkursione në Bregun Perëndimor herët të dielën, tha agjencia palestineze e lajmeve WAFA.

Forcat izraelite qëlluan për vdekje Issam al Fayed, një 46-vjeçar me aftësi të kufizuara, në hyrje të kampit të refugjatëve Jenin, tha agjencia.

Një tjetër burrë, Omar Laham, 20 vjeç, u vra nga një armë zjarri në kokë në përleshjet me forcat izraelite në kampin e refugjatëve Dheisheh në jug të Betlehemit, shtoi ai.

Spitali Al Shifa një 'zonë e vdekjes'

Spitali Al Shifa në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta është një "zonë vdekjeje" me një varr masiv në hyrje dhe një situatë "dëshpëruese" brenda, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Një ekip ekspertësh të OKB-së dhe OBSH-së kryen një "operacion me rrezik të lartë" të shtunën për të hyrë brenda spitalit, pavarësisht luftimeve të ashpra që raportohet se po vazhdojnë aty pranë.

Qindra pacientë, staf dhe njerëz të zhvendosur janë larguar nga vendi, me një të evakuuar që përshkruan një skenë paniku dhe kaotike.

Kurse, forcat izraelite kontrolluan dhe skanuan disa burra ndërsa largoheshin, duke marrë individë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat