Ministra nga vendet arabe dhe islamike, do të vizitojnë Kinën për t’i dhënë fund luftë në Gaza

Azia

Ministra nga vendet arabe dhe islamike, do të vizitojnë Kinën për t’i dhënë fund luftë në Gaza

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 08:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrat e qeverisë nga vendet arabe dhe islamike të hënën do të vizitojnë Kinën, me qëllim për të ndaluar luftën në Gaza, tha ministri i jashtëm saudit Faisal bin Farhan.

Ai tha se turneu do të ishte hapi i parë në zbatimin e vendimeve të arritura në një samit të përbashkët arab dhe islamik të mbajtur në Riad këtë muaj, raporton The Telegraph.

“Ndalesa e parë do të jetë në Kinë, më pas do të shkojmë në kryeqytete të tjera për të përcjellë një mesazh të qartë se duhet të shpallet menjëherë një armëpushim dhe të lejohet ndihma”, tha ministri.

“Ne duhet të punojmë për t’i dhënë fund kësaj krize dhe luftës në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Bin Farhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat