Familjet e pengjeve nuk pajtohen me politikanët izraelitë për rikthimin e dënimit me vdekje

Azia

Familjet e pengjeve nuk pajtohen me politikanët izraelitë për rikthimin e dënimit me vdekje

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 18:57
Izraeli

Familjet e izraelitëve që mbahen peng nga Hamasi, janë përleshur me politikanët e ekstremit të djathtë të vendit të tyre.

Kjo për faktin se politikanët duan të sjellin dënimin me vdekje, si një dënim të mundshëm për militantët e kapur palestinezë.

Sipas familjarëve të pengjeve izraelite, edhe bisedat për ta bërë këtë mund të rrezikojnë jetën e të afërmve të tyre.

Raportohet se Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt një marrëveshjeje, që do të sillte lirimin e një numri të konsiderueshëm të më shumë se 240 pengjeve të zënë nga militantët e Hamasit.

Por kjo mund të ndodhë në këmbim të një armëpushimi të kufizuar, dhe lirimit të të burgosurve palestinezë nga burgu izraelit.

Se Izraeli dhe Hamasi po shkojnë drejt një marrëveshjeje të mundshme për lirimin e pengjeve, e konfirmoi edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Ndryshe, zyrtarët izraelitë kanë dërguar mesazhe të përziera, duke mohuar vazhdimisht se një marrëveshje ishte afër, por gjithashtu duke lënë të kuptohet se po punohej në atë drejtim.

Çdo marrëveshje për të liruar pengjet, ka të ngjarë të përfshijë një pauzë të konfliktit që lejon shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza.

Deri më tani janë liruar vetëm katër pengje. Mendohet se 239 persona nga 26 vende të ndryshme janë ende në burg, duke përfshirë disa me shtetësi të dyfishtë.

Pengjet tashmë janë kërcënuar me ekzekutim nga Hamasi, dhe rrezikohen të lëndohen ose të vriten në ofensivën ushtarake të nisur nga Izraeli.

Kjo është arsyeja që familjarët e pengjeve e kanë kundërshtuar rikthimin e dënimit me vdekje të militantëve palestinezë.

Dënimi me vdekje mbetet në librat ligjorë të Izraelit, por i vetmi ekzekutim i urdhëruar ndonjëherë nga gjykata në Izrael ishte ai në vitin 1962, i Adolf Eichmann, një kriminel nazist lufte.

Gjykatat ushtarake izraelite, të cilat shpesh trajtojnë çështjet që përfshijnë palestinezë, kanë fuqinë të japin dënimin me vdekje me një vendim unanim të tre gjyqtarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat