Dalin imazhet e para të punëtorëve indianë që u bllokuan për disa ditë në tunel

Azia

Dalin imazhet e para të punëtorëve indianë që u bllokuan për disa ditë në tunel

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 19:34
Në pamje shihen ata duke komunikuar me punonjësit e shpëtimit teksa shpimi rifilloi për t’i tërhequr ata në kushte të sigurta.

Janë shfaqur imazhet e para të 41 burrave të bllokuar për më shumë se një javë në një tunel autostrade në Himalajet indiane.

Në pamje shihen ata duke komunikuar me punonjësit e shpëtimit teksa shpimi rifilloi për t’i tërhequr ata në kushte të sigurta.

Burrat kanë mbetur të bllokuar në tunelin 4.5 km në shtetin Uttarakhand që kur pati shembje të dheut në fillim të 12 nëntorit dhe janë të sigurt, thanë autoritetet, me akses në dritë, oksigjen, ushqim, ujë dhe ilaçe.

Ata nuk kanë thënë se çfarë e shkaktoi shembjen e tunelit, por rajoni është i prirur për rrëshqitje të dheut, tërmete dhe përmbytje. Përpjekjet për nxjerrjen e 41 burrave janë ngadalësuar nga pengesat në terrenin malor, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat