Zyrtari i Hamasit jep detaje për fillimin e armëpushimit me Izraelin

Azia

Zyrtari i Hamasit jep detaje për fillimin e armëpushimit me Izraelin

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:10
Netanyahu

Musa Abu Marzuk, zyrtar i lartë i Hamasit, ka njoftuar se armëpushimi mes organizatës së tij dhe Izraelit do të hyjë në fuqi nesër në ora 10.

Jerusalem Post raporton se armëpushimi është pjesë e marrëveshjes dypalëshe që përfshin një pauzim të luftës në Rripin e Gazës, në këmbim të lirimit të rreth 80 nga 239 personat e rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.

Qeveria izraelite herët në mëngjes ka konfirmuar marrëveshjen, e Times of Israel raporton se Abu Marzuk armëpushimin e përkohshëm e ka bërë të ditur në një intervistë të dhënë për Al Jazeera.

Ai tha se shumica e pengjeve që planifikohet të lirohen kanë shtetësi të huaj, duke mos specifikuar nëse bëhet fjalë edhe për personat që kanë pasaportë izraelite.

Në anën tjetër, Izraeli ka njoftuar më herët se të gjithë pengjet që do të duhej të liroheshin në kuadër të marrëveshjes janë shtetas izraelitë apo edhe persona tjerë që jetojnë në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat