Al-Maliki: Mbi 50 anëtarë të së njëjtës familje janë zhdukur në Gazën veriore

Azia

Al-Maliki: Mbi 50 anëtarë të së njëjtës familje janë zhdukur në Gazën veriore

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 17:54
Riyad al-Maliki

Ministri i Jashtëm palestinez, Riyad al-Maliki tha se Izraeli ka sulmuar kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore, ku si pasojë u zhdukën dhjetëra njerëz.

“Vetëm këtë mëngjes, nga familja Qadoura në Jabalia, 52 njerëz janë zhdukur plotësisht, janë vrarë”, deklaroi ministri, raporton Al Jazeera.

“Kam listën me emra, 52 prej tyre janë zhdukur krejtësisht, nga gjyshi te nipërit”, shtoi al-Maliki.

Ai këtë e tha në margjinat e një konference nga ministrat e jashtëm arabë dhe myslimanë në Londër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat