Çfarë dihet për pengjet në Gaza?

Azia

Çfarë dihet për pengjet në Gaza?

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 19:24
Foto ilustrim

Një listë zyrtare e pengjeve që po mbahen në Gaza, nuk është dhënë as nga Izraeli e as nga Hamasi.

Autoritetet izraelite kanë njoftuar disa nga të afërmit e të mbajturve, ndërsa të tjerë që besojnë se miqtë ose anëtarët e familjes janë mes pengjeve nuk janë informuar zyrtarisht.

“BBC Verify” ka identifikuar më shumë se 200 prej atyre që janë marrë më 7 tetor duke analizuar kanalet e lidhura me Hamasin, postimet në mediat sociale nga anëtarët e familjeve të të arrestuarve, raportet në mediat ndërkombëtare dhe duke folur drejtpërdrejt me të afërmit.

39 nga pengjet e identifikuara janë 18 vjeç ose më të rinj.

Një djalë i quajtur Kfir Bib, i cili është më pak se një vjeç, besohet të jetë më i riu, raporton BBC.

Më e vjetra është një gjyshe 85-vjeçare e quajtur Yafa Adar.

Marrëveshja e arritur midis Izraelit dhe Hamasit pritet të sjellë lirimin e 50 grave dhe fëmijëve të mbajtur në Gaza.

Në këmbim, 150 gra dhe fëmijë palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite do të lirohen.

Një pauzë katër-ditore në luftime është rënë dakord gjithashtu për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat